Dua Lipa thyen një rekord të ri
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka thyer edhe një rekord të rinj, shkruan “Zëri.info”.
Ajo është bërë femra e parë në histori që me katër këngët e saj ka mbi 500 milionë klikime në platformën “Spotify”.
LEXO EDHE: Dua tregon se a do të bënte bashkëpunim me Rita Orën, Erën e Bebe Rexhën
Për këtë gjë Dua ndihet shumë krenare pasi që këtë gjë e ka ndarë me ndjekësit e saj e ku ka shkruar që së shpejti do të vie me diçka të re.
Kjo gjë sipas Duas pritet të ndodhë brenda 12 ditësh.
Për momentin këngëtarja është duke i shijuar pushimet me familje, të dashurin dhe shoqërinë në Ibiza. /ZËRI