Klubi i njohur evropian i do Rakiticin e Busquetsin

Paris Saint-Germaini ia ka vënë syrin dyshes së Barcelonës, Ivan Rakitic e Sergio Busquets, raporton Zeri.info.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Sport”, e afërt me gjigantin katalunas.

Burquets ndërkohë po mendon ta vazhdojë kontratën me gjigantin katalunas, që nënkupton se klauzola e shkëputjes së kontratës do të kushtonte 200 milionë euro.

Ndërkohë, PSG-ja mund të ketë më shumë sukses me Rakiticin, të cilin mund ta transferojë për 125 milionë euro. /Zëri/