Balotelli vendos përfundimisht për të ardhmen!

Mario Balotelli mund të mbetet në Nice edhe për sezonin 2018/19, shkruan Zeri.info.

Sulmuesi italian, i cili së fundmi e kishte shprehur dëshirën për t’u larguar nga klubi i Ligue 1, për momentin e ka konfirmuar se do të mbetet në klubin aktual së paku edhe një vit.

Përfaqësuesi italian i ishte bashkuar Nices në vitin 2016 dhe deri tash i ka zhvilluar 66 ndeshje dhe ka realizuar 43 gola për ekipin francez.

Në të kaluarën ai ka luajtur për klubet e mëdha evropiane si Inter, Manchester City, Milan e Liverpool. /Zëri/