Roberto Carlos merr rolin e drejtorit teknik të këtij klubi
Legjenda e Real Madridit dhe Brazilit, Roberto Carlos, do ta marrë rolin e drejtorit teknin në Sporting CP nëse Rui Jorge Rego bëhet president.
Klubi portugez do të bëhet me president të ri në shtator dhe ish-mbrojtësi i krahut të majtë tashmë e ka arritur marrëveshjen me kandidatin e përmendur.
Ata të dy kanë biseduar në një darkë të premten, pasi Carlos kishte postuar një fotografi të tyre në rrjetin social të Twitterit. /Gazeta Express/