Argjend Mustafa bëhet me ekip të ri

Argjend Mustafa është bërë sot me klub të ri, shkruan Zeri.info.

Mesfushori kosovar ka nënshkruar kontratë me klubin shqiptar, Flamurtari nga Vlora.

Mustafa ishte larguar pa u mbyllur sezoni i fundit nga Vushtrria pasi kishte shprehur pakënaqësi me shtabin teknik.

Tash, ai do ta nisë aventurën e re në futbollin shqiptar, ku synon të arrijë suksese me Flamurtarin. /Zëri/