Pushimet e ‘çmendura’ të Dua Lipës në Turqi

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa prej disa ditësh po shijon pushimet në bregdetin turk gjegjësisht në Antalya, shkruan “Zëri.info”.

Veç pushimeve të cilat duket se po i shijon mjaftueshëm, këngëtarja shqiptare, po mbanë edhe koncertet e aranzhuara në Turqi.

Dua, përmes disa postimeve në rrjetet sociale, shfaqet vetëm me bikini duke shijuar diellin e nxehtë së bashku me të dashurin e saj si dhe një pjesë të stafit i cili e përcjellë atë.

Më poshtë ju sjellim video dhe fotografi nga momentet e shpërndara të 23-vjeçares shqiptare. /Zëri