Kërkohej për vrasje në Suedi, arrestohet kosovari në Kukës

Një 22 vjeçar nga Mitrovica është arrestuar në pikën kufitare të Morinës në Kukës pasi ishte në kërkim nga autoritetet suedeze si i dyshuar për një vrasje.

“U bë arrestimi provizor i shtetasit në kërkim M. M., vjeç 22, banues në Mitrovicë, Kosovë, pasi Gjykata Orebro Stockholm, Suedi, ka lëshuar urdhër “Arresti ndërkombëtar”, i dyshuar për veprën penale “Vrasja”, njofton policia shqiptare, transmeton Klan Kosova.