Aksident i rëndë trafiku, lëndohen tetë persona
Gjatë ditës së djeshme në rrugën magjistrale në Kaçanik ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në mes të dy veturave civile e ku mbetën tetë persona të lënduar, njofton policia e Kosovës, transmeton “Zëri.info”.
Sipas policisë viktimat janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim.
LEXO EDHE: Të shtëna me armë në Prizren, dy të plagosur
Njoftimi i plotë:
Rr magjistrale Kaçanik 13.08.2018-20:35. Raportohet për aksident trafiku në mes të dy veturave civile ku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tetë persona K-Shqiptar. Viktimat janë dërguar në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokuror. /ZËRI