Suedezi kapet me 19 pistoleta në Shqipëri, i kishte blerë në Kosovë
Një shtetas suedez është kapur në Muriqan të Shqipërisë. Gjatë kontrollit policia i ka gjetur atij 19 pistoleta.
Sipas informacionit nga ana e policisë ai ka deklaruar se i ka blerë në Kosovë dhe po i dërgonte në Gjermani ku edhe jeton.
Ai nuk ka paraqitur dokumentacion për këtë gjë dhe mbi të gjitha nuk ka deklaruar se përse i duheshin.
Suedezi 21 vjeçar quhet Sebastian Rikard.