Godet një këmbësor në Gjakovë, policia në kërkim të vozitësit
Një aksident ka ndodhur para disa minutave në Gjakovë.
Një veturë ka goditur një këmbësor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.
Personi i cili po voziste veturën është larguar nga vendi i ngjarjes
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Shkollës Fillore “Zekirja Rexha” në Gjakovë.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj e ka konfirmuar për kallxo.com aksidentin e sotëm.
“Po një aksident ka ndodhur në afërsi të Shkollës Fillore “Zekirja Rexha”. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:40. Një person është goditur nga një veturë dhe ka pësuar lëndime trupore, ndërsa sipas mjekut këmbësori është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është në kërkim të policisë pasi që është larguar nga vendi i ngjarjes”, tha Podrimaj.