Presidenti Remzi Ejupi përkrah Prishtinën në stërvitje (FOTO)
Presidenti Remzi Ejupi ka qenë prezent sonte në stërvitjen e FC Prishtinës, shkruan Zeri.info.
Bardhekaltrit ushtruan për herë të parë në stadiumin e renovuar, ku nesër do ta zhvillojnë ndeshjen e Superkupës së Kosovës ndaj Dritës.
Kryeqytetasit dukeshin në disponim të mirë dhe janë të gatshëm të kthehen në shtëpinë e tyre duke e fituar trofeun e parë sezonale.
Ndeshja ndërmjet Dritës dhe Prishtinës do të zhvillohet nesër mbrëma duke filluar nga ora 20:00. /Zëri/