Prishtina mbajti stërvitje para ndeshjes së Superkupës me Dritën

Prishtina e ka mbajtur një seancë të lehtë stërvitore në stadiumin e rinovuar të kryeqytetit, i cili tash e tutje do të quhet “Fadil Vokrri” para ndeshjes së nesërme ndaj Dritës, e vlefshme për Superkupën e Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.

Njëjtë si gjilanasit, të cilët stërvitën më herët, edhe prishtinasit dukeshin në disponim të mirë dhe presin fitore në duelin e nesërm, i cili do të fillojë në orën 20:00. /Zëri/