ZYRTARE: Kjo është skuadra e Taulant Dajakut për sezonin e ri!

Taulant Dajaku ka arritur marrëveshje me klubin e Drenicës edhe për sezonin e ri.

Mesfushori do të nënshkruajë të hënën kontratën me klubin kuqezi, përcjellë Gazeta Olle.

Lajmi është zyrtarizuar nga faqja e Drenicës në Facebook.

“Pas bisedave të mbrëmshme (e shtunë) në mes të Drejtorit Sportiv, Tahir Lushtakut dhe mesfushorit drenicas, Taulant Dajaku, përfundimisht është arritur akordi mes palëve dhe futbollisti do të firmos të hënën kontratën”, thuhet aty.

Dajaku ishte ndër lojtarët kryesorë të Drenicës në edicionin e kaluar.