Arsenal – City, mbyllet kështu derbi i Premierligës!
Është mbyllur derbi i xhiros së parë të Premireligës, shkruan Zeri.info.
Manchester City e ka mposhtur Arsenalin me rezultat 2:0, në ndeshjen e zhvilluar në “Emirates Stadium”.
Raheem Sterling e ka kaluar ekipin e Pep Guardiolas në epërsi në minutën e 14-të, kurse Bernardo Silva e shënoi golin e dytë në minutën e 64-t.
Duhet cekur se tek Arsenali nga minuta e parë u paraqitën dy shqiptarët, Shkodran Musafi e Granit Xhaka. /Zëri/