'Pajtohen' Rita Ora dhe Dua Lipa

Shumë herë është komentuar raporti që kanë mes vete Rita Ora dhe Dua Lipa.

Ani pse thuhej se nuk kanë raporte të mira, dy artistet po e dëshmojnë të kundërtën me veprimet e fundit, shkruan lajmi.net.

Pas performancës magjike që Dua dhuroi para fansave të saj në Prishtinë, ajo ndau disa momente nga ky koncert.

Në mesin e shumë komenteve dhe pëlqimeve, këto imazhe i pëlqeu edhe këngëtarja Rita Ora.

Kujtojmë që Dua Lipa në konferencë për medie ka përmendur vazhdimisht suksesin e talentëve shqiptarë në botë, mes tjerash edhe Rita Orën.