Gjendet i vdekur i zhdukuri në Gjakovë
Një person nga Gjakova që konsiderohej i zhdukur, është gjetur pa shenja jete.
SH.V. 41-vjeçar është gjetur afër lumit Erenik në Gjakovë, thotë policia për Express.
Viktima tre ditë më parë ishte zhdukur nga shtëpia.
Merret vesh se ai kishte probleme të natyrës mentale.