Ky klub ia ofroi Realit mbi 100 milionë euro për Varanen!

Manchester United nuk ia doli të përforcohej në mbrojtje edhe pse kishte para të mjaftueshme për të shpenguar.

Madje tabloidi britanik “The Guardian”, përcjellë "Zeri.info", shkruan se “Djajtë e Kuq” i kishin bërë gati 100 milionë funte për ta blerë mbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane.

Mirëpo takimi në mes të dyja klubeve nuk solli fryt dhe mbrojtësi francez mbeti në “Santiago Bernabeu”. United nuk ia doli ta transferonte as veteranin e Atletico Madridit Diego Godin. /Zëri/