Arrestohet i moshuari që ngacmoi seksualisht një fëmijën në Gjilan

Pas lajmit të publikuar lidhur me veprimet e një personi të moshuar i cili shihet tek ngacmon seksualisht një fëmijë të moshës minore, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar Policinë e Kosovës për efikasitetin në arrestimin e tij.

Haziri ka thënë se ngjarjet e tilla janë të patolerueshme, të dënueshme dhe toleranca ndaj tyre duhet të jetë zero, transmeton lajmi.net.

“Besoj shumë që prokuroria dhe gjykata e shtetit do ta thonë fjalën e tyre dhe me këtë t’i bëhet me dije të gjithëve se veprimet e tilla të turpshme janë të patolerueshme në Gjilan dhe kudo në Republikën e Kosovës”, ka thënë Haziri.