Dy klube të njohura pas Rakiticit
Paris Saint-Germain dhe Monaco janë të vendosur ta transferojnë yllin e Barcelonës, Ivan Rakitic, shkruan Zeri.info.
Mirëpo, e përditshmja spanjolle shkruan se klubi që e do lojtarin kroat duhet ta paguajë një shumë të majme parash.
Rakitic e ndihmoi Kroacinë të shkonte deri në finale të Botërorit të Rusisë, ndërsa pas tij e ka zgjuar interesimin e gjigantëve të Ligue 1.
Klauzola e shkëputjes së kontratës së ish-futbollistit të Secillas është 125 milionë euro. /Zëri/