Gomes e lë Barcelonën për klubin e Premierligës
Evertoni e ka transferuar mesfushorin e Barcelonës, Andre Gomes, shkruan Zeri.info.
Klubi nga Premierliga e ka huazuar për një vit futbollistin, i cili nuk kishte hapësira të mjaftueshme në Camp Nou.
Gomes bëhet lojtari i tretë nga gjiganti katalonjas që i bashkohet “Toffees”, pas Yarry Mina e Lucas Digne.
Evertoni i ka transferuar gjatë verës edhe Richarlisonin nga Watfordi e Joao Virginian nga Arsenali.
Ky ekip pritet të jetë mjaft i fuqishëm sezonin e ardhshëm në Premierligë. /Zëri/