Dua Lipa e ndezë atmosferën me këngë shqipe (VIDEO)

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, sot ka arritur në Prishtinë, raporton “Zeri.info”.

Pas konferencës që pati ku tregoi për festivalin “Sunny Hill”, ajo në dhomën e saj ku po qëndron është duke i argëtuar të gjithë anëtarët e ekipit të saj me këngë shqipe.

Dua në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Instagram”, përkatësisht në “Instastory”, shihet duke e kënduar këngën “Kaçurrelja” dhe duke u kënaqur me tingujt e kësaj kënge, shkruan “Zeri.info”.

Po ashtu në këtë video shihet edhe motra e saj Rina si dhe babai i saj, Dukagjin Lipa.

Për më shumë, shikoni videot e mëposhtme. /ZËRI/