Ja çka kërkon Ronaldo nga Marcelo!

Real Madridi do të ketë punë të vështirë për ta mbajtur Marcelon në klub pasi Cristiano Ronaldo dëshiron ta transferojë atë në Juventus.

Kështu të paktën shkruan e përditshmja italiane “Tuttosport”, raporton "Zeri.info".

Edhe pse përfaqësuesi brazilian ia kalon mirë në Spanjë ai e ka zgjuar kuriozitetin për një transferim të mundshëm në Itali.

Nëse Alex Sandro shitet në Paris Saint-Germain, kjo do t’ia hapte dyert mbrojtësit të majtë të Realit për t’iu bashkuar Ronaldos në Torino. /Zëri/