Edhe presidenti Thaçi i tronditur nga vrasja e dyfishtë në Gjakovë
Mbrëmë në Gjakovë ka ndodhur një vrasje e dyfishtë ku burri ka vrarë gruan dhe vajzën e tij, raporton “Zëri.info”.
Lidhur me këtë vrasje ka reaguar edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi i cili ka kërkuar që të merren masa ndaj atyre që e neglizhuan këtë rast.
LEXO EDHE: Ministrja Hoxha dënon ashpër krimin e mbrëmshëm në Gjakovë
“I tronditur nga akti makabër në fshatin Brekoc të Gjakovës, ku humbën jetën një nënë dhe vajza e saj. Kërkoj të merren masa ndaj atyre që neglizhuan rastin, duke mos parandaluar krimin. Siguria e qytetarëve tanë duhet të jetë prioritet i të gjitha institucioneve tona”, ka shkruar Thaçi në një postim në “Facebook”. /ZËRI