Detajet e reja për krimin e rëndë në Gjakovë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vrasjen e dyfishtë e cila ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë, shkruan “Zëri.info”.
Sipas policisë vrasja është bërë me kallash AK-47 dhe me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.
LEXO EDHE: Vrasja në Brekovc: Viktima e njoftoj policinë për kërcënimet pak orë para vrasjes
Njoftimi i plotë i policisë:
Rr. Luigj Palaj, Gjakovë 07.08.2018-21:22. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar , pasi që i njëjti ka qëlluar me armë zjarri dy viktima femra K/Shqiptare (bashkshortën dhe vajzen e tij) duke u shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor. Nga i njëjti është konfiakuar një AK-47. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksioan. /ZËRI