Mësohet motivi i krimit të rëndë në Gjakovë
Komandanti i Policisë ne Gjakove Kristë Gjokaj ka konfirmuar për gazetën “Zëri”, se ka arrestuar një person pasi që i njëjti ka vrarë vajzën dhe gruan e tij, shkruan “Zëri.info”.
“Nga ngjarja e rendë që ka ndodhur sonte në Gjakovë ka mbetur e vrarë një grua e moshës 35 vjeçare dhe një fëmijë i moshës 8 vjeçare”, ka thënë Gjokaj për “Zërin”.
Ai po ashtu ka konfirmuar se dorasi është arrestuar nga policia e Kosovës.
LEXO EDHE: Krim i rëndë në Gjakovë: Kryefamiljari vret gruan dhe vajzën
Ndërkohë burime brenda policisë për “Zërin”, kanë konfirmuar që sipas hetimeve të para vrasja ka ardhur si pasojë e problemeve në çift. Çifti në fjalë ishin të divorcuar. /ZËRI