Në këtë vend shiu i madh bllokon magjistralen

Magjistralja Prishtinë-Ferizaj është bllokuar pas reshjeve të mëdha të ujit të cilat kanë pamundësuar qarkullimin e lirshëm të veturave në këtë magjistrale, shkruan “Zëri.info”.

Nga disa video të dërguara nga lexues të gazetës “Zëri”, shihet se në këtë pjesë ka edhe kolonë të veturave.

Shiu ditëve të fundit ka shkaktuar vështërsi të shumta në komunikacion ku kanë ndodhur edhe aksidente të shumta në pjesë të ndryshme të Kosovës. /ZËRI