Veseli: Lajmi për vdekjen e Bekim Lumit tejet pikëllues
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ngushëlluar gjithë komunitetin e artistëve dhe familjen për vdekjen e regjisorit Bekim Lumi, përcjell “Zeri.info”.
“Kosova ka humbur një artist të veçantë, një regjisor të talentuar dhe një profesor të çmuar. Dhimbja është shumë e madhe”, ka shkruar Veseli në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”.
Postimi i plotë i Veselit pa ndërhyrje:
Tejet pikëllues lajmi për vdekjen e Bekim Lumit.
Kosova ka humbur një artist të veçantë, një regjisor të talentuar dhe një profesor të çmuar.
Dhimbja është shumë e madhe.
Ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit të artistëve.