'Idetë mbi ndarje territoresh i takojnë mendësive të kaluara'

Zëvendësministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani ka  folur për idetë e ndarjen e territoreve.

Ai ka thënë se zgjidhjet e konflikteve përmes metodave johumane janë tragjike.

“Kosova është pajtuar dhe implementon me sukses të dukshëm modelin e demokracisë pushtet-ndarëse (modelin e teorizuar nga Arendt Lijphart në vitet e 1960ta). Model ky që funksionon në bazë të përfaqësimit jo-proporcional të komuniteteve pakicë”, thotë ai nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

LEXO EDHE: Daçiq: Nuk është diskutuar për ndarje të Kosovës

Shkrimi i plotë:

Idetë mbi ndarje territoresh i takojnë mendësive të kaluara.

Zgjidhjet e konflikteve përmes metodave johumane janë tragjike. Janë dëshmuar si të tilla në rajone të ndryshme gjithçkah nëpër botë.

Kosova është pajtuar dhe implementon me sukses të dukshëm modelin e demokracisë pushtet-ndarëse (modelin e teorizuar nga Arendt Lijphart në vitet e 1960ta). Model ky që funksionon në bazë të përfaqësimit jo-proporcional të komuniteteve pakicë.

Secili model tjetër (shkëmbin territoresh, ndarje territoriale, deportimi, hegjemonia, federalizmi apo të tjera) është më pak demokratik dhe shkelë të drejtat e liritë themelore të njeriut.

Prandaj, Kosova s’ka nevojë fare për ide rreth modeleve tjera.

Kosova vetëm duhet të njihet kështu si shtet, që ekziston. Sepse, ekziston. Sepse, funksionon.

Asgjë më pak!