Rastet më të bujshme kur vipa-ve shqiptarë u janë falur tradhtitë në çift

Jo të gjithë janë imunë ndaj tradhtisë, megjithatë kur ndodh në radhët e figurave të njohura të televizionit dhe showbiz-it, pasojat janë akoma më të mëdha dhe marrin format e skandaleve, përcjell "Zeri.info"

 Deputeti Haxhi Shala

Historia e  tyre e dashurisë ka qenë kryefjala e mediave shqiptare. Këngëtarja e njohur Anxhelina Shala bëri publike lidhjen e saj me deputetin e martuar kosovar Haxhi Shala. Ajo postoi në rrjetet sociale një numër të madh fotosh me deputetin dhe nxori hapur lidhjen e tyre.

Këngëtarja ka thënë se kur ajo e kishte takuar në Berlin pas 17 vitesh, nuk e kishte ditur që ai ishte i martuar dhe lidhja e tyre kishte rinisur. Megjithatë lidhja e tyre mori fund dhe tashmë deputeti i njohur të partisë Nisma për Kosovën është pranë bashkëshortes. Sot teksa flasim, çifti është ndarë. Edhe pse një skandal i madh në sytë e publikuar, bashkëshortja e fali.

Alberije Hadërgjonaj

Këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj është ndarë nga bashkëshorti i saj prej vitesh, ndërsa ka folur edhe për arsyen që i dha fund martesës. E ftuar në emisionin “Top Show Magazine” Albëria tha për herë të parë publikisht se bashkëshorti e ka tradhtuar jo vetëm një herë, por disa herë.

Agon Amiga

Mesazhet seksi të shkëmbyera mes Afërdita Dreshajt dhe Agon Amigës në vitin 2015, bënë bujë në mediat rozë dhe madje u bënë shkak për shkatërrimin e një martese. Agon Amiga u nda nga bashkëshortja Egzona Syla pasi mesazhet e shkëmbyera me Afërditën u bënë publike.

Afërdita Dreshaj

Në kohën kur plasi skandali më i madh i lidhjes mes reperit Agon Amiga dhe këngëtares Afërdita Dreshaj, kjo e fundit ka qenë e lidhur me bashkëshortin aktual, hokeistin çek Jakub Kindl. Fakti që historia mes Afërditës dhe Jakubit pasti një fund të lumtur, na tregon se lidhja e tyre ka pasur tolerime dhe falje.

Afërdita u cilësua në 2015-n si shkaktarja e ndarjes mes Agon Amigës dhe Egzonës dhe këtë e ka pranuar edhe reperi në një këngë. Nga klipi provokues ku dolën topless të dy e deri te mesazhet me pullë të kuqe, të gjitha u lanë pas dhe finalen e shihni më poshtë/ZERI/.