Tjetër aksident, vetura përplaset me kamion

Një aksident tjetër ka ndodhur sot në orët e pasdites, në rrugën “Çlirimi” afër EULEX-it.

Nuk dihet akoma nëse ka të lënduar.

Si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata nga rrethi në hyrje të Prishtinës deri tek ndërtesa e EULEX-it. /KlanKosova/