James flet për të ardhmen

James Rodriguez insiston se është shumë i lumtur të Bayern Muichu, pavarësisht raportimeve që e lidhin atë me një rikthim te Real Madridit, transmeton zeri.info

Reprezentuesi kolumbian ishte huazuar nga madrilenët te bavarezët për dy vite në vitin e kaluar dhe gjithashtu ka mundësi që transferimi të kompletohet në 2019-n.

 “Deri më tani, unë jam ende këtu dhe kam pasur një edicion të parë spektakolar, kështu që jam shumë i lumtur këtu”, deklaroi James.

“Ndjej se klubi dhe tifozët më duan shumë”, shoi reprezentuesi kolumbian.

James u paraqit në 39 ndeshje për Bayern Munichun gjatë edicionit të kaluar dhe kishte kontribuar me tetë gola dhe 15 asistime./Zëri