Zyrtare: Reina i bashkohet Milanit

Milani ka konfirmuar se e ka transferuar portierin spanjoll Pepe Reina.

Reina i është bashkuar Milanit si lojtar i lirë, pasi u largua nga Napoli pas mbarimit të kontratës këtë verë, transmeton Gazeta Express.

Klubi kuq e zi njofton se Reina do t’i bashkohet skuadrës së Gennaro Gattusos në turin parasezonal në SHBA.

“Pepe Reina mbërrin në Milanello tamam në kohë për të na u bashkuar në SHBA”, ka shkruar Milan në Twitter.