Tragjike në Gjirin e Lalzit, mbytet një 18-vjeçar
Një i ri është dërguar në gjendje të rëndë në urgjencën e spitalit të Durrësit.
Ai ishte në zonën e Gjirit të Lalzit, kur ka rrezikuar jetën, pasi ishte zhytur në thellësi, nga ku më pas ka dalë me vështirësi.
Bëhet fjalë për një djalë 18-vjeç nga Tirana.
Ai është nxjerrë me shenja jete nga deti dhe është nisur për në spital.
Nga të dhënat e fundit mësohet se i riu fatkeqësisht ka humbur jetën në spital.
Ai kishte mbërritur në gjendje kritike në spitalin e Durrësit.