Gjendet pa shenja jete një person në Graqanicë
Policia njofton se dje në Graqanicë nga një qytetar është raportuar për një trup të pajetë.
”Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe nga ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima nuk ka shenja jete”, njofton Policia.
Me urdhër të prokurorit, siç raportohet, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media