Dy të arrestuar për gjuajtje me armë në dasma

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka arrestuar dy persona pasi kanë gjuajtur me armë në ahengje familjare, transmeton “Zëri.info”.

Njëri rast ka ndodhur në qytetin e Kaçanikut, ndërsa tjetri në fshatin Moglicë të Gjakovës.

Të dy personat janë liruar më pas në procedurë të rregullt, ndërsa pistoletat e tyre janë konfiskuar nga Policia.