Unitedi me ofertë të çmendur, 73 milionë euro për yllin e Leicesterit
Jose Mourinho e do me çdo kusht në skuadër yllin e Lecester Cityt, Harry Maguire
Manchester United dëshiron të kthehet sërish në krye të futbollit anglez dhe për ta bërë këtë, i duhen përforcime.
Një nga emrat që pritet të përfundojë në Old Trafford gjatë kësaj vere është edhe qendërmbrojtësi i Leicesterit, Harry Maguire.
Anglezi ishte i jashtëzakonshëm në Kupën e Botës, një nga më të mirët në pozitën e tij.
Pikërisht për këtë, Unitedi ka bërë gati 73 milionë euro për Maguire, shkruan Daily Mail.
Për shërbimet e lojtarit interesim kanë shprehur edhe Manchester City dhe Liverpool. /Express/