Delawie: Injoroni lajmin e rrejshëm, nuk fola për çështjen e territoreve
Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka reaguar pas një interviste të dhënë mbrëmë në KTV ku ishte cituar të ketë thënë se: ”SHBA nuk e mohon se në Bruksel do të flitet për territore, ua lë këtë palëve”.
Delawie përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ky është një lajm i rremë duke kërkuar që ta injorojmë.
LEXO EDHE: Haradinaj: Ndarja është luftë, deklaratat e Delawie po keqinterpretohen
Ai mohon të ketë thënë këtë deklaratë.
” Injoroni lajmin e rremë. Ja se çfarë kam thënë, “Kosova duhet të kuptojë se cilat janë qëllimet e saj, ajo duhet të përpiqet të arrijë një lloj konsensusi mbi këto qëllime dhe kjo është ajo që unë po përqendrohem tani”, ka shkruar Delawie.
Tutje ai ka publikuar versionin e plotë të intervistës së tij.
Ignore the fake news. Here's what I said, “Kosovo needs to figure out what its goals are, it needs to try to achieve some kind of consensus on those goals, and that is what I am focusing on right now.” Read my interview on @RubikonKTV for yourself: https://t.co/iLZe8jKKFF
— Amb. Greg Delawie (@USAmbKosovo) July 20, 2018