A më i famshëm jeni ju apo Era Istrefi? Kështu përgjigjet Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar me Medaljen Presidenciale këngëtaren Era Istrefi për promovim të vendit.

Thaçi është përballur me pyetjen se a është më i famshëm ai apo Era Istrefi.

LEXO EDHE: Thaçi dekoron Era Istrefin me Medaljen Presidenciale

“Era është më e madhe. Era, Dua, Ora, janë më të mëdha se të gjithë ne. Zëri i tyre global është i njohur. Jemi ni shumë krenar atë ditë kur e gjithë bota e ka shiku prezantimin e Erës. Natyrisht që çdokush në botë do të ishte xheloz me popullaritetin e Erës, unë nuk jam xheloz por vetëm i dëshiroj suksese Erës. Është një mrekulli çka po i ndodh Kosovës me imazhin e tyre”, ka thënë ai.