ZYRTARE: Goditje e madhe e Gjilanit, transferon sulmuesin e njohur (FOTO)
Vilfor Hysa është emri i ri i cili ka arritur marrëveshje me klubin e Gjilanit.
Lojtari i lindur në Tiranë ka pasur karrierë të gjatë ku është paraqitur për shumë skuadra nga kategoria Superiore dhe në kampionate të ndryshme europiane.
Ai ishte edhe pjesë e shpresave të Shqipërisë deri në grupmoshat U-21.
Hysa gjithashtu u paraqit në kualifikimet e Europa Ligës me Kukësin dhe Tiranën.
Së fundmi sulmuesi kishte luajtur edhe në Maltë me skuadrën Lija Athletic.