Prishtina – Fola, mbyllen kështu 90 minuta lojë!
Është mbyllur loja e rregullt prej 90 minutash e ndeshjes së kthimit të rrethit të parë kualifikues të Europa Leagues ndërmjet FC Prishtinës dhe CS Fola Esch, shkruan Zeri.info.
Skuadrat po barazojnë pa gola, 0:0, njëjtë siç kishte përfunduar loja e parë javën e kaluar në Luksemburg.
Prandaj, fituesin do ta përcaktojnë vazhdimet ose penalltitë.
Prishtinasit kishin më shumë raste dhe e kontrolluan lojën, sidomos me Khalid e Korenicën, por kjo ishte e pamjaftueshme për të kaluar në rrethin e dytë kualifikues.
Edhe ekipi nga Luksemburgu i pati rastet e veta, në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. /Zëri/