FC Prishtina mban stërvitje para ndeshjes jetike në Europa League (FOTO+VIDEO)

FC Prishtina po e mban stërvitjen e fundit para ndeshjes jetike në Europa League ndaj CS Fola Esch, shkruan Zeri.info.

Bardhekaltrit po ushtrojnë në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, një stërvitje e lehtë kjo para duelit të nesërm, në kuadër të fazës së parë kualifikuese të këtij kompeticioni.

FC Prishtina do të mbajë konferencë për shtyp në orën 18:00, kurse skuadra nga Luksemburgu do ta mbajë konferencën nga ora 19:00, po ashtu në “Adem Jashari”. /Zëri/