Kush po i bën masazh Xherdan Shaqirit?

Xherdan Shaqiri e pati një edicion të lodhshëm me Stoke Cityn dhe Përfaqësuesen e Zvicrës në Botërorin 2018, shkruan Zeri.info.

Prandaj, mesfushori kosovar ka nevojë për pushim dhe relaks para fillimit të sezonit të ri në Premierligë me Liverpoolin.

Ylli nga Zhegra e Gjilanit është duke i kaluar pushimet në Greqi, respektivisht në vendin bregdetar Mykonos, ku i është nënshtruar edhe një seance masazhi.

“Masazh dhe rreze dielli”, ka shkruar Shaqiri në “Instastory”. /Zëri/