Johnny Depp zgjidh mosmarrëveshjet me ish kompaninë e menaxhimit
Johnny Depp ka arritur një marrëveshje me ish-kompaninë e menaxhimit, të cilin e akuzoi për keqmenaxhimin e të ardhurave të tij,përcjell”Zeri.info”
Aktori hodhi kompaninë në gjyq duke thënë se e lanë me më shumë se 40 milionë dollarë borxhe.
Management Group pastaj e kundërpaditur aktorin i cili ishte përgjegjës për harxhimin e të ardhurave të tij për shkak të jetesës të shtrenjtë prej 2 milionë dollarë në muaj.
Një gjyq që ishte planifikuar të mbahej më 15 gusht, u anulua për shkak të arritjes së marrëveshjes,transmeton”Zeri.info”
Nuk dihet asnjë hollësi për mënyrën e zgjidhjes së mosmarrëveshjes midis tyre por një zëdhënës i Depp tha se aktori ishte “i kënaqur” me rezultatin.
Ai tha se padia dhe zgjidhja e saj është një demonstrim i mëtejshëm që Johnny është i vendosur të ndërmarrë veprime të forta për të mbrojtur reputacionin e tij personal dhe artistik në interes të familjes e karrierës së tij/ZERI/.