Tri vajzat shqiptare ‘pushtojnë’ listën e nominimeve në ''MTV VMA 2018''

Tashmë është publikuar lista e plotë e nominimeve të "MTV Video Music Awards 2018".

Lista e të nominuarve, përfshin emrat më të njohur në industrinë e muzikës, të cilët janë në garë shumë të ngushtë me njëri tjetrin, shkruan lajmi.net.

Krahas yjeve botëror janë edhe emrat e tri artisteve shqiptare, Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Dua Lipa ka arritur të nominohet në tri kategori, përfshrë edhe atë për çmimin kryesor të këtij eventi.

Me “New Rules”, ajo nominohet në kategorinë kryesore, pra “Kënga e vitit”, me “IDGAF” për “Koreografinë më të mirë”, kurse me “One Kiss” në duet me Calvin Harris u nominua për “Vallëzimin më të mirë”.

Në anën tjetër, Rita Ora është nominuar në dy kategori “Vallëzimi më i mirë” për këngën “Lonely Together”, këngë kjo në duet me të ndjerin Avicii, si dhe “Klipi me efektet më të mira vizuale” me po të njëjtën këngë.

Pa nominime nuk mbeti as Bebe Rexha, e cila u nominua në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë” për këngën “Meant to be”, kënduar në duet me Florida Georgina Line.

Kujtojmë që “MTV Video Music Awards 2018” do të mbahet më 20 gusht 2018 në Radio City Music Hall në New York, ngjarje e cila pritet t’i bëjë bashkë në një vend tri artistet shqiptare.

 

 

3 VMA NOMS!!!! CAN YOU BELIEVE IT?!!! New Rules is up for Song Of The Year, IDGAF for Best Choreography and One Kiss @calvinharris for Best Dance ë woweeee you can vote online on vma.mtv.com LOVE FOREVER!!!!!

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

 

 

OMG I'm nominated for two VMA's!! It was such an incredible honor to work with Avicii. Thank you MTV for recognizing Lonely Together!! Please vote for Best Dance at VMA.mtv.com !! ë

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

 

 

MY FIRST @VMAS NOMINATION!!!!!!! Best Collaboration!!! ë

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on