Modric me deklaratë emocionuese pas humbjes nga Franca

Luka Modric është deklaruar i trishtuar për humbjen e Kroacisë në finale të Kupës së Botës.

Kombëtarja e Kroacisë u mjaftua me vendin e dytë në Kupën e Botës, pasi u mposht 4:2 në finale nga Franca.

“Jam i trishtuar sepse humbëm, por në të njëjtën kohë krenar për gjithçka që kemi bërë këtu në Rusi. Nuk është e lehtë të humbësh”, ka deklaruar Modric.

“Ne lamë zemrat në fushë, dhamë gjithçka që patëm brenda. Për fat të keq nuk ia dolëm të fitonim, por kemi arritur diçka që do të mbahet mend për shumë gjatë”./Lajmi.net/