Reagimet interesante të presidentëve në finale (FOTO)

Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovië dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë shikuar prej së afërmi finalen e Botërorit “Rusia 2018”, ku Franca triumfoi me rezultat 4:2 ndaj Kroacisë, shkruan “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Kroacia humbi finalen, por Kolinda vjen me reagim befasues

Gjatë tërë kohës të dy presidentët ishin nën tension dhe në emocione të papërshkruara.

Mirëpo, momenti kur Franca vulosi gjithçka me rezultatin 4:2, vijnë edhe reagimet e të dy presidentëve, përcjell “Zeri.info”.

Por, si çdo herë presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitarovië tregohet një zonjë e vërtetë dhe ia zgjati dorën homologut të saj francez, Emmanuel Macron, për t’ia uruar fitoren.

Për më shumë, shikoni fotografitë e këtij momenti. /ZËRI/