Bastoret parashohin fituesin e finales – këto janë kuotat më interesante

Finalja e Kampionatit Botëror është festë e madhe për të gjithë adhuruesit e futbollit, do të jetë ngjarje historike për ekipin që e fiton, por edhe ngjarje e madhe edhe për bastoret sportive dhe kjo ëhstë arsyeja pse kuotat për këtë ndeshje janë përzgjedhur me shumë kujdes.

Sipas bastoreve Franca është favorit dhe kuotën për të fituar në kohë të rregullt është rreth 1,9, kurse që Franca bëhet kampion i botës (kohë e rregullt, vazhdime, penallti) është 1,45.

Mirëpo, për ata që preferojnë bastet më ekzotike, Insporti ka një përzgjedhje të kuotave që ia vlejnë të shqyrtohen.

Për shembull 4,8 e keni kuotën nëse luani që të dyja ekipet të fitojnë nga dy goditje nga këndi gjatë pjesës së parë.

Kuotë tjetër “e lezeçme” është Luka Modric të shënojë jashtë 16 metërshit kundërshtar – kuota është 11, që i bie për 10 Euro i merrni 110 Euro.

Për ata që besojnë se Kroacia fiton dhe Ivan Perisic shënon, kuota është 19, kurse për ata që besojnë që Franca fiton 1:0, mund të luajnë me kuotë 19.00, në rezultat 1:0 dhe të vëjnë baste që golin e vetëm e shënon ose Mbappe, ose Pogba ose Kante.