Video tronditëse: Avokati qëllohet me 5 plumba në sy të vajzës së tij

Ky është momenti tronditës kur një avokat qëllohet me armë në sy të vajzës së tij të vogël.

Andre Ambrosio Ribeiro Pessoa, 46 vjeç, me profesion avokat, vdiq pasi u qëllua me pesë plumba të enjten vonë në Caruaru të Brazilit.

Në kohën kur ai u qëllua, mbante në krahë vajzën 18 muajshe.

Videoja e vrasjes, e kapur nga kamerat e sigurisë, tregon viktimën teksa dilte nga makina me vajzën e tij dhe dadon, vrasësi afrohet, duke mbajtur një armë.

Personi i armatosur shihet më pas duke urdhëruar avokatin që ta dorëzojë fëmijën tek dadoja.

Teksa dadoja u largua me vajzën në krah, pesë plumba u qëlluan drejt kokës së burrit, duke e vrarë menjëherë.