Vetëvendosje pritet të zgjedh kryetarin e Qendrës në Prishtinë
Sot Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë po mbanë zgjedhjet për kryetar të Qendrës.
Sipas njoftimit të kësaj qendre, thuhet se zgjedhjet janë në bazë të parimit “ një anëtar – një votë”.
“Procesi i votimit do të organizohet në njëzet e gjashtë vendvotime, në të cilat të gjithë anëtarët e Lëvizjes kanë të drejtë dhe mundësi që të shprehin vullnetin e tyre”, thuhet në njoftim.
Vendvotimet në Prishtinë për të zgjedhur kryetrarin e qendrës janë hapur ora 10:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.