Edhe Benzema në Serie A

Napoli është duke e kontaktuar Real Madridin çdo ditë për shërbimet e sulmuesit francez, Karim Benzema, raportojnë mediat spanjolle.

Napoli është duke shpresuar që ta transferojë Benzeman për ta kënaqur trajnerin e tyre, Carlo Ancelottin, i cili ishte trajneri i sulmuesit në kohën sa ishte trajner në Real Madrid, transmeton Gazeta Express.

Benzema do të ishte një nënshkrim i mirë për ta, pasi tentojnë që t’i bëjnë përsëri konkurrencë Juventusit.